ISIS ekzekuton edhe Steven Sotloff

Nën titullin “Një mesazh i dytë për Amerikën”, grupi islamik ISIS lëshon një tjetër video të një pengu amerikan, që është në duart e tyre. Ai është Steven Sotloff, një gazetar 31-vjeçar i pavarur, i cili flet në kamera pasi është kapur nga terroristët. 

“Unë jam i sigurt, se ju e dini saktësisht se kush jam unë, edhe pse nuk jam shfaqur deri tani. Barack Obama, politika juaj e jashtme e ndërhyrjes në Irak duhet të funksionojë për ruajtjen e jetës dhe të interesave amerikane, kështu që pse kjo rrugë e zgjedhur nga ju po kthehet në një çmim për jetën time?”, dëgjohet të ketë thënë në video gazetari amerikan Sotloff.

Kjo video vjen pak ditë pasi nëna e Sotloffit, Shirley, iu drejtua kalifatit islamik, duke thënë se djali i saj nuk duhet të paguajë për veprimet e qeverisë amerikane në Lindjen e Mesme.

“Unë dua atë që dëshiron çdo nënë, të jetoj dhe të shoh fëmijët e mi. Ju lutem ma jepni sërish këtë mundësi”, ishte mesazhi i lutjes së saj ndaj kreut të ISIS.

Sotloff ndodhej në Siri prej vitit 2013. Ai ishte kërcënuar kohët e fundit me vdekje nga militantët në një video, nëse SHBA nuk ndalnin sulmet ajrore në Irak. I njëjti skenar ndoqi dhe fatin e gazetarit James Foley, i cili u ekzekutua në mënyrë brutale, me prerje koke.

Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ishte në mesin e njoftimeve të përditshme në konferencën me gazetarët, kur doli lajmi i ri i kobshëm. Ai tha se administrata Obama duhet të punojë për ta konfirmuar autenticitetin e kësaj videoje të dytë.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment