Indi, 18-vjeçarja martohet me qen (FOTO)

Një vajzë 18-vjeçare indiane është martuar me një qen rrugësh në mënyrë që të heqë fatin e keq. Mangli Munda, nga një fshat i humbur i Jharkhandit, u martua me qenin me ceremoni dhe në të ishin të pranishëm të vjetrit e fshatit, ata që e kishin organizuar këtë martesë.

Të vjetrit mendojnë se vajza është e pushtuar nga fati i keq dhe nëse do të martohej me një njeri këtë fat do ia përcillte familjes së saj dhe të gjithë komunitetit. Për këtë arsye ata vendosën që vajza të martohej me një qen rrugësh që fatin e saj të keq t’ia kalojë kafshës.

“Sigurisht që nuk jam e lumtur. Po martohem me qen pasi të vjetrit mendojnë se kjo gjë do më heqë fatin e keq”, thotë vajza.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë fshat vajzat martohen me qen. Sipas traditave të fshatit, një martesë e tillë nuk ndikon aspak në të ardhmen e vajzave pasi ato janë të lira të martohen me burra pas largimit të fatit të keq, pa iu futur procedurave të divorcit me qenin.




Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment