Fullani në qeli VIP

Disa minuta pas masës së arrestit burg pa afat, guvernatori Ardian Fullani është transferuar në paraburgimin 302 në Tiranë, ku do të qëndrojë të paktën deri në shqyrtimin e kërkesës për lirim nga Gjykata e Apelit. Burime nga Drejtoria e Burgjeve thanë për gazetën ‘Shqip’ se Fullani është vendosur në një qeli personale, në seksionin e sigurisë së zakonshme.

Guvernatori do të strehohet në këtë paraburgim në javët e ardhshme. Mësohet se Fullani nuk do të ketë shokë qelie, pasi autoritetet e burgut kanë vendosur paraprakisht se ai do të qëndrojë vetëm, deri në një vendim të dytë. Një gjë e tillë, sipas Burgut 302, bëhet për arsye sigurie, pasi, duke qenë një zyrtar i lartë, ai mund të bëhet pre’ e kërcënimeve apo shantazheve nga të burgosurit e tjerë. Kujtojmë këtu se në paraburgimin 302 ka dy seksione, ai me siguri të zakonshme dhe ai me siguri të lartë. Në seksionin ku qëndron Fullani janë të paraburgosur persona që kanë kryer vjedhje, apo ata që kanë kryer kundërvajtje penale, dënimi i të cilëve mund të shkojë deri në pesë apo gjashtë vite burg. Burime nga Drejtoria e Burgjeve pohojnë se guvernatori nuk ka pasur ndonjë kërkesë specifike, teksa do të trajtohet njësoj si të gjithë të paraburgosurit e tjerë, por që do të jetë në vëzhgim të gardianëve, për shkak edhe të detyrës që ka mbajtur deri pak ditësh.

Ndërkohë, të njëjtat burime shprehen se në këtë paraburgim ndodhen edhe disa të arrestuar që akuzohen për vjedhjen e Thesarit të Shtetit. Ndër ta është edhe Ardian Bitraj, i cili është i vetmi që ka pranuar vjedhjen, duke pohuar se ka përfituar nga paaftësia e shefit të tij, duke iu referuar drejtorit të departamentit të emisionit, Dorian Çollaku.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment