Fotot nudo të VIP-ave përfundojnë në internet

Ka qenë një natë shumë e tensionuar për yjet e Hollivudit. Një haker ka hyrë në arkivat e telefonave të shumë aktoreve dhe modeleve si Jennifer Lawrence, Kristen Dunst, Kate Upton dhe Brie Larson duke i vjedhur shumë foto private, një pjesë e tyre foto nudo dhe në pozicione intime. 

Jennifer Lawrence dhe Kristen Dunst janë më “të goditurat”, por ka edhe shumë të tjera. Disa prej yjeve e kanë mohuar autorësinë e këtyre fotove si Ariana Grande, e cila nëpërmjet një deklarate tha që janë të montuara dhe false.

Menjëherë kanë nisur denoncimet për të fshirë imazhet nga rrjetet sociale. Policia e Los Angelosit tha se nuk ishte informuar deri në momentin që kjo ndodhi. Fotot e nxehta te VIP-ave mund të jenë shitur, por jo dhuruar.

Nuk është hera e parë që yjet e Hollivudit bien viktima të hakerave. Në vitin 2012 u dënua me 10 vjet burg në Los Angelos hakeri që kishte hyrë ne postën elektronike të Scarlett Johansson dhe kishte publikuar foto nudo të saj .
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment