Facebook teston përgatitjen automatike të kolazheve me fotografi (VIDEO)

Pas të jeni kthyer nga një udhëtim është koha të filloni të punoni për ta përgatitur një “slideshow” për aventurat që keni kaluar.

 Apo ndoshta jo. Marrja të gjitha atyre fotografive dhe vendosja e tyre në një “slideshow” është gjë jo edhe aq e dëshirueshme.

Por së shpejti, Facebook mund ta bëjë punën e vështirë për ju. Shumë njerëz treguan në Twitter që aplikacioni Facebook në pajisjet e tyre mobile automatikisht krijon slideshow-in, pa pasur nevojë që ju të veproni. “Trip Slideshow” punon në të njëjtin parim sikur veçoria “Viti në Vëzhgim” që i përgatit fotografitë që kanë marrë më së tepërmi pëlqime apo komentime gjatë vitit.

Por dallon nga fakti që në vend se të shfaqë fotografitë dhe postimet e një viti të tyre, ju i shihni fotografitë nga udhëtimi juaj më i fundit.

 Ja një video se si punon veçoria:

A ka funksionuar kjo gjë edhe për ju pasi jeni kthyer së fundi nga udhëtimi? Na tregoni përshtypjet e juaja në komente./ www.Shijoje.al |
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment