Facebook.com
përkohësisht u ndërpre gjatë orëve të mbrëmjes të ditës së mërkurë,
duke iu sjellë disa përdoruesve të këtij rrjeti social një panik përpara
se uebfaqja të rikthehej sërish pas pak çastesh. Ndërprerja e
përkohshme e shërbimit zgjati jo më tepër se 20 minuta dhe kompania nuk
ofroi menjëherë ndonjë shpjegim për këtë ndërprerje.TechCrunch raportoi që ndërprerja e ditës së mërkurë ishte hera e tretë që nga muaji maj që rrjeti Facebook ka shkuar offline dhe hera e dytë që nga fillimi i muajit gusht, ku secilën herë ka parandaluar 1.23 miliardë përdorues aktivë mujorë nga qasja në këtë shërbim.
Blogger Comment
Facebook Comment