Facebook është duke testuar opsionin “vetshkatërrues” të postimeve


Shumë shpejt ju do të jeni në gjendje të bëni të zhduken postimet tuaja në rrjetin social Facebook. Facebook është duke eksperimentuar me një opsion të ri telefonik që i mundëson përdoruesit të krijojë vet një program për postimet që ata nuk duan më ti shohin në profilin e tyre. Kompania konfirmoi se ishin duke punuar mbi një opsion për aplikacionin në iOS i cili bën fshirjen e komanduar e postimeve në Facebook. Një screenshoot i këtij opsioni u publikua në Twitter, aty shihej se ofroheshin kohë të ndryshme apo periudha për fshirjen e postimeve duke variuar nga një orë deri në 7 ditë. Kjo strategji mendohet se do ta bëjë rrjetin social më të ngjashëm me SnapChat. E gjitha kjo filloi rastësisht nga aplikacioni që bënte vetshkatërrimin e mesazheve në dhjetor të 2012. Por kjo nuk rezultoi e suksesshme dhe Facebook vendosi të blinte këtë aplikacion nga një firmë tjetër siç ishte SnapChat. Që atëherë Facebook ka përdorur një taktike agresive që e simbolizon me shprehjen “Nëqoftëse nuk mund ta bëni vet, kopjojeni!”
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment