CR7 dhe Messi "kërcënojnë" Raul-in

Raul 71 gola
                                                                            Cr7 68 gola
                                                                      Messi 67 gola
Cristiano Ronaldo dhe LionelMessi kërcënojnë Raul Gonzalezin. Legjenda e Real Madrid qëndron prej 
viteesh në majën e kryegolashënuesve të Champions League me 71 golatë realizuar me fanellën "Los Blancos" dhe Schalke 04, por me golin e djeshëm ndaj Baselit portugezi ka shkuar në kuotën e 68 golave dhe duke ditur rendimentin e tij në një sezon ky rekord duket mëse i thyeshëm.

Por Ronaldo duhet të ketë kujdes edhe nga Lionel Messi. Ylli i Barcelonës numëron 67 gola dhe sot do të jetë në fushë përballë një kundërshtari modest si Apoel Nicosia.

Diferenca e dyshes më të mirë në botë me vendet e tjera është shumë e madhe. Pas Messit vjen Van Nistelrooy me 56 gola, Henry me 50 dhe Di Stefano me 49.

Top 10 mbyllet me Eusebio 46, Inzaghi 46 dhe Drogba 42. 
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment