Clooney: Do të martohem në Itali, ndoshta në Venecia

Ka qenë vetë George Clooney që ka dhënë lajmin e martesës së tij gjatë një darke gala në Pallatin Vecchio në Firence, një iniciativë bamirësie e “Celebrity Fight Night”.

“Do të martohem në Itali pas pak javësh. Dua t’i them Amalit që e dua pafundësisht dhe mezi pres që të bëhem bashkëshorti yt. Jam shumë i lumtur dhe i dashuruar me Amal. Ende nuk e kemi vendosur vendin, por ndoshta në Venecia”, tha Clooney.

Aktori hollivudian bëri një deklaratë të fuqishme publike përpara gjithë të ftuarve. 53-vjeçari në këtë mbrëmje bamirësie ka folur për mbledhjen e fondeve në favor të  Qendrës së Parkinsonit “Muhammad Ali”, që është i përfshirë edhe Fondacioni i Andrea Bocellit.

Por, askush nuk e priste që pas kësaj këtij diskutimi ai të fliste për veten dhe dashurinë e tij dhe pikërisht që të jepte lajmin e bujshëm për martesën . 


Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment