Braçe: E nxorrën! Nuk mund t'a mbanin dot më!

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka reaguar pas vendimit të dhënë për Ardian Fullanin, ku u caktua masa "arrest shtëpie".
 Me anë të një postimi të bërë pak minuta më parë në rrjetin social Facebook, ai e cilëson si një turp dhe se kjo vetëm drejtësi nuk mund të quhet:
 "E nxorrën!! Nuk mund ta mbanin dot më!! Kjo është gjykata në Shqipëri; Inspektorin e Përgjithshem e lanë në burg, inventarizuesit e parave të vjedhura që nuk zbuluan vjedhjen i liruan, njeriun që i emerojë inventarizues të parave të vjedhura që nuk u zbuluan, sërish e liruan!!

 Turp e faqja e zezë!! Kjo vetëm drejtësi nuk është!! Kjo është kështu: Kush ka shokë me pushtet politik, mediatik, ekonomik, kush ka pjesë në Gjykatën e Lartë, në fund-kush ka para pa hesap, del nga burgu!! Kush është i lidhur me të, del nga burgu!! Të tjeret jo!! Ky është pushteti real në këtë vend!!", përfundon ai.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment