Basha në Kuvendin PD kërkon falje për gabimet e zyrtarëve të qeverise së PD-së: Disa fjetën mbi dafina.

Tiranë- Partia Demokratike mban sot Kuvendin Kombëtar, ngjarja më e madhe për të ardhmen e kësaj force politike, pas zgjedhjeve të 23 Qershorit.
Përballë 7500 kandidatëve, përmes një fjalimi që zgjati më shumë se një orë dhe u transmetua live, kreu i PD, Lulzim Basha u ka kërkuar ndjesë anëtarëve të kësaj partie por edhe qytetarëve për gabimet që u bënë gjatë qeverisjes Berisha.
“Për të gjitha këto dhe për çdo mangësi tjetër, unë sot, në emër të Partisë Demokratike u kërkoj ndjesë nga kjo tribunë, me përulje, anëtarëve të Partisë Demkokratike dhe para së gjithash atyre qytetarëve që janë ndier të braktisur dhe kanë patur arsye të ndihen të zhgënjyer në pritshmërite e tyre nga qeverisja jonë.” tha ai.
Duke sulmuar ashpër disa prej deputetëve demokrat Basha tha se “fjetën mbi dafina” duke harruar antarësinë.
Faj për humbjen kreu i PD-së bën edhe ata që u zgjodhën për të kandiduar. Por shefi i opozitës beson se demokratët e kanë forcën e duhur për tu ringritur qoftë edhe nga hiri si në vitin 1997.
E për ringritjen duhen forca njerëzore që sipas Bashës mund të jenë të djathtë e të majtë, por kurrë të inkriminuar. Për këtë kryeministri, tha Basha “duhet të bëjë “mea culpa” për situatën ku e katranosi Kuvendin.”
Për Bashën Kuvendi Kombëtar është nisja e ri për t’i dhënë sa më shpejt fund oligarkisë duke nënkuptuar qeverinë e shumicës së majtë.

Basha: ” PD ka dalë nga shoku i humbjes së vitit të kaluar. PD është ringritur. Ju kërkoj ndjesë dhe përulje nga kjo tribunë anëtarëve të PD-së.
Ne kemi kërkuar se çfarë ka shkuar dhe nuk ka shkuar mirë në qeverisjen tonë, pse morëm rezultatin zgjedhor të 23 qershorit? Unë po radhis disa nga përfundimet tona:
- Thelbësore mbetet distanca e krijuar me qytetarin, një pjesë e përfaqësuesve tanë në qendër dhe qeveri u lodhën nga qeverisja, disa u ndjenë tepër të rëndësishëm për të dëgjuar qytetarët, për tu marrë me problemet e njerëzve apo dhe fushatat elektorale.
- Qeveria investoi për vepra të mëdha, por disa nga përfaqësuesit tanë fjetën mbi dafina.
Kemi raste ekstreme, ku të zgjedhur të caktuar të PD nuk janë parë asnjëherë në zonë gjatë katër viteve të legjislaturës së shkuar. Në ngjashmëri me indiferencën e tyre drejtorë dhe zyrtarë vendorë janë sjellë në kundërshtim të plotë me parimet dhe moralin e PD. Njerëzit trokisnin për halle, disa nga ne mbanin sehir nga xhamat e zyrave dhe makinave duke i shërbyer rehatisë së tyre personale.
Nuk është fjala vetëm për disatncën fizike me njerëzit, më keq akoma të jetuarit në një botë paralelel me qytetarët deri në moskuptim të tyre. Kjo është distanca e deformimit dhe asgjesimit të politikës.
-Qarkullimi i elitave dhe zyrtarëve politikë u ngadalësua gjatë mandatit të dytë politik. Kështu nisi një zvetnim i shtuar në disa nivele dhe agjenci të qeverisjes.
Sundimi i ligjit çaloi në disa sektorë të rëndësishëm të jetës publike, sidomos në fund të mandatit të dytë. Kthimi i pronave nuk ruajti ritmet e parashikuara. Legalizimet gjithashtu.
Rastet e mitmarrjes, abuzimeve dhe korrupsionit që sipas demokratëve erdhën duke u shtuar me kalimin e kohës kompromentuan besueshmërinë e premtimeve tona në sytë e publikut.
Rastet e arrogancës apo shpërfilljes ndaj situatës ku u gjend një pjesë e sipërmarrjes së lirë në vend për shkak të efekteve të krizës globale nuk ishin sjellje të kostumit tonë politik si parti e nismës së lirë.
Fushata jonë elektorale u foli më shumë masave se individëve. Një numër jo i vogël i kandidatëve tanë të siguruar nëpër lista nuk i dhanë rëndësi punës derë më derë, por u mjaftuan të dilnin në tribunat e tubimeve të organizuara nga fushata qëndrore.
Kërkon falje për qeverisjen “Berisha”
Basha: “Për të gjitha këto dhe për çdo mangësi tjetër, unë sot, në emër të Partisë Demokratike u kërkoj ndjesë nga kjo tribunë, me përulje, anëtarëve të Partisë Demkokratike dhe para së gjithash atyre qytetarëve që janë ndier të braktisur dhe kanë patur arsye të ndihen të zhgënjyer në pritshmërite e tyre nga qeverisja jonë.
Bashkë me ndjesën dëshiroj t’u deklaroj angazhimin dhe përkushtimin tonë për korrigjim në dritën e analizave që kemi zhvilluar e po zhvillojmë, të mangësive dhe gabimeve tona.
 “Nuk kishim qëllim të bënim koka turku” 
Basha: “Nuk kishim qëllim të bënim koka turku por të jemi të ndershëm me kolegët dhe opozitarët. Do të zgjedhim njerëzit me profil të lartë moral të gatshëm për të qeverisur.
“Në shtëpinë tonë të lirisë nuk ka vend për të inkrimunuar”
Basha: “Në shtëpinë tonë të lirisë nuk ka vend për të inkrimunuar. Ata që nuk do të pranohen kurrë janë ato të botës së krimit. Ata kanë gjetur një strehë tjetër diku por nuk do ti lëmë gjatë. Bashkë me qytetarët do marri inisiativa për pastrimin e tyre ”
Garanci se do të zbatojë dhe respektojë frymën e kolegjialitetit

Basha: “Ky lidership jep garanci se do të zbatojë dhe respektojë frymën e kolegjialitetit dhe do të rrisë mbështetjen e PD nga populli, do të afrojmë intelektualë dhe profesionistë të zotë të rinj të ditur ”
E ardhmja s’i perket karaktereve te deformuara
Basha: “E ardhmja nuk i përket karaktereve të deformuara, por karakterit lirisë punës së ndershme. Të ndezim zjarret e idela të dhjetorit. Të mos harrojmë asnjë komb nuk  është ngritur kurrë mbi antivlera. “
Duhet te vendosim me kolegjialitet 
Basha: Duhet të funksiojmë me rregulla të qartë, organizmëm politik i gjallë. Të krijojmë mundësi anëtarëve të çdo niveli të japin kontributin të diskutojnë, të vendosium së bashku me kolegjialiteti për çdo vendim që duhet marrë. “
“Rama te beje mea culpa”
Basha: “Rama të flasë të bëjë një mea culpa për situatën ku e ka katranosur kuvendin.”
 Mos prisni rritje ekonomik.Oligarkët dinë vetëm të zhvasin
Basha: “Mos prisni rritje ekonomik.Oligarkët dinë vetëm të zhvasin. Gëzofi I rilindjes nuk mund të ndryshojë. Këshut ka nisur e kështu do të marrë fund qeverisja e tyre.
Po shkatërrojnë biznesin, institucionet. Pasqyra më e saktë e mashtrimit është ekonomia në përkeqësim, rritja e papunësisë, falimentimi i spërmarrjeve. Shpresat për një jetë më të mirë po shuhet. Kthimi i pronave u kthye në teatër. Gënjeshtrës më të madhe legalizimi falas i doli boja. ”
Rama-Meta duan të qeverisin si pashallarë, por s’do i lëmë 
Basha:“Rama-Meta janë regjim i një dyshe sundimtarësh Do na kenë përballë derisa të heqin dortë nga ëndrra e sundimit dhe restaurimit të etërve. Do kundërshtojmë ligjet antikushtetuese
Do kthehen mbrapsht të gjitha. Fati i oligarkisë është dështim  i sigurtë humbja dhe shporrja.  Rama-Meta duan të qeverisin si pashallarë. Kjo është e pamundur duhet të prishin demokracinë në themel për të realizuar ëndrrën e tyre. Por nuk mund ta bëjnë kurrë.”
Jemi gati të marrim çdo çmim
Basha: “Duam konsensus dhe gjithëpërfshirje. Duam liri ekonomike dhe respektim të të drejtave të njeriut. Liri të medias dhe zgjedhje të lira. Jemi gati të marrim çdo çmim për të siguruar mbrojtjen e demokracisë”
Në përfundim të fjalës së  Bashës do të paraqiten amendamentet e 18 neneve të statutit, ku më të rëndësishme janë ndryshimet në përbërjen e Kuvendit Kombëtar, Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së partisë.
Pushteti në dorën e satpratëve është mjerim, t’i largojmë
Basha: ”Pushteti në dorën e satpratëve është mjerim për qytetarët. Historia nuk duhet përsëritet. Detyra jonë është t’i largojmë nga pushteti. Të lëmë pas në vjetrimin e tyre dhe të ofrojmë për vendin një nisje e  alternativë të re dhe ekip të përgatitur në lartësinë e sfidave dhe pritshmërinbë e kohës “
Jemi per politika fiskale qe garantojnë stabilitet e rritje ekonomike 
Basha: “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të diskutohen por të zbatohen pa kushte. Do luftojmë për taksa të ulëta, taksa të sheshta për të gjithë. Jemi për politika fiskale që garantojën stabilitet, rritje ekonomike, solidaritet real. Bashkëpunim me miqtë tanë të Partisë Popullore Europiane do punojmë të përcaktojmë sektorët strategjik më të mëdha e të sigurta. Qëndresë për cdo akt që bie në kundërshtim me standardet e BE. Do thellojmë marrëdhëniet me ish të përndjekurit politik, ish pronarët. Në qendër të aksionit politik do të jetë rinia dhe gratë shqiptare. Potencialet më të mëdha për emancipimin e zhvillimit kombëtar.
Nuk ka më vend për Shqipërinë e së vjetrës
Basha:
Shqipëria e së shkuarës po e mbyll ciklin e saj, po vjen gjenerata e njerëzve të ndershëm të edukuar. Nuk ka më vend për Shqipërinë e së vjetrës
Zgjedhja e keshillit kombetar te PD
Më pas do të nisë edhe procesi i votimit të delegatëve, ku 300 poste votimi do të ngrihen në katin nën tokë të Pallatit të Kongreseve.  Do të zgjidhen 280 anëtarët e Këshillit Kombëtar. Për Këshillin e ri Kombëtar të PD-së kandidojnë edhe figura të vjetra të PD-së dhe figura të reja, por dhe artistë e figura të njohura.
Kuvendi Kombetar mblidhet pas 5 vitesh
Kuvendi Kombëtar i cili mblidhet pas 5 vjetësh, por tashmë më një lider të ri që e udhëheq Partinë Demokratike në opozitë, filloi punimet në orën 11:00 dhe do të jetë maratonë për nga zhvillimet.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment