Alicia Keys, foto nudo për një kauzë të mirë


Alicia Keys ka postuar një foto nudo të saj ditën e shtunë për një kauzë të mirë. Këngëtarja e famshme e cila po pret një fëmijë kishte vizatuar shenjën e paqes në bark që është simbolikë e lëvizjes #WeAreHere, ndërsa me duar mbulonte gjoksin. We Are Here ka si qëllim bashkimin e njerëzve dhe sensibilizimin e tyre për të ndryshuar gjërat në botë, në vend që të shikojnë të heshtur dhe duarkryq të këqiat. “Dua të ndërtoj një ushtri”, tha Alicia duke shpjeguar se ka pozuar nudo për të tërhequr vëmendjen e njerëzve e për ta bërë të famshme kauzën e saj. Alicia ka shpjeguar para disa kohës për ‘New York Times’ se që nga vrasja e Michael Brown-it në Ferguson dhe ngjarjeve të fundit në Lindjen e Mesme, e ka marrë më seriozisht “rolin e saj në botë”. “Një miku im më pyeti se pse ekzistoj. Nuk dija si të përgjigjesha pasi ishte hera e parë që më bëhej ajo pytje”, ka deklaruar Alicia Keys, e cila në muajin dhjetor pritet të lindë fëmijën e saj të dytë.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment