Superliga, ndizet kryeqyteti me sfidën Tirana-Flamurtari në "Qemal Stafa"

Sonte në orën 20:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” zhvillohet kryendeshja e javës së dytë në kampionatin shqiptar të futbollit Tirana-Flamurtari. Sfida premton emocione dhe spektakël në shkallët e stadiumit, pasi përballë janë dy nga ekipet që pretendojnë titullin kampion këtë edicion.
Trajneri Magani e cilëson Flamurtarin si rivalin direkt të Tiranës në luftën për titullin kampion. “Tirana dhe Flamurtari kanë dy tifozeri të zjarrta, që do ta nxehin më shumë këtë ndeshje. Do të jetë një ndeshje me spektakël të garantuar. Avantazhi i vetëm që kemi është vetëm fusha, megjithatë ky takim i ka të tre rezultatet brenda. Flamurtari është rivali ynë kryesor për titull, pasi ka lojtarë cilësorë dhe e njoh shumë mirë karakterin e tyre. Përsa i përket Gilbertos kam vlerësimin maksimal” deklaroi trajneri nga Peqini, që më parë ka drejtuar Vlorën.
Ndërsa në krahun tjetër Nesti Gjoka vlerëson kundërshtarin që luan në fushën e tij, por ka besim te ekipi që drejton se do të marrë maksimumin. “Tirana është përforcuar gjatë verës me lojtarë cilësorë. Është një ndeshje e vështirë, por natyrisht ne do të kërkojmë më të mirën. Do të jetë një ndeshje e fortë, por duhet të marrim maksimumin. Besoj shumë tek skuadra dhe shpirti i garës në fushën e lojës dhe mendoj se do të arrijmë t’ia dalim. Kampionatin e kemi nisur me një fitore përballë Teutës dhe duam të vijojmë në këtë rrugë” tha ai. Ndërsa po sot Skënderbeu pret Laçin në orën 17:00, Partizani udhëton për në Fier për t’u ndeshur me Apoloninë në orën 19:00. Trajneri Shpëtim Duro pavarësisht se ka përballë një ekip të lehtë në letër, kërkon përqendrim maksimal. “Gjithmonë ne shkojmë për fitore. Edhe në Fier do të shkojmë për 3 pikët. Duhet vlerësim pasi diferencat nuk janë të mëdha. Cdo ndeshje do angazhim dhe seriozitet" tha ai.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment