Skandali seksual, shefi i policisë-emigrantes: Bëj seks me mua të të ndihmoj

Skandal seksual në zyrat e Policisë së Shtetit. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, arrestoi dje shefin e Stacionit të Policisë në Velipojë, Ernest Paluku, pasi i kërkoi favore seksuale një 32-vjeçareje, e cila kishte shkuar për të bërë një denoncim. Burime të policisë i thanë "GSH" se R.M., nga fshati Zagori i Malësisë së Madhe, me banim në Angli, ishte paraqitur pranë Stacionit të Policisë Velipojë ditën e hënë për të bërë denoncim, pasi persona të paidentifikuar i kishin gërvishtur mjetin tip "Benz" me targa angleze E- 509-RKK.

Ajo ishte takuar me shefin e policisë, Ernest Paluku, dhe pasi i ka shprehur shqetësimin, ai i ka kërkuar që të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe më pas do ta ndihmonte që të gjente personat që i kishin gërvishtur mjetin. Gruaja është larguar nga zyra e Palukut dhe ka bërë denoncim pranë SHKB-së. Pasi kanë dëgjuar pretendimin e 32-vjeçares, punonjësit e SHKB-së i kanë kërkuar asaj që të shkonte edhe një herë tjetër në Stacionin e Policisë Velipojë e të takonte shefin e policisë, Ernest Paluku, të cilin e kishin vënë në përgjim. Pretendimi i gruas u vërtetua dhe Paluku, i cili prej vitesh ka qenë pjesë e radhëve të policisë, përfundoi prapa hekurave.

PRANGOSJA E ZYRTARIT
Dje në mëngjes, R.M. ka shkuar sërish pranë Stacionit të Policisë Velipojë, këtë herë duke i thënë Palukut se "më dhunon bashkëshorti dhe unë dua që ta denoncoj". Përgjigjja që i ka dhënë efektivi i policisë ka qenë: "Mirë, do e rregulloj unë këtë punë, vetëm ti prano me mua që të bësh seks, se unë do të të dal në mbrojtje për çdo gjë që ti të kesh nevojë". Gjatë bisedave në zyrë mes njëri-tjetrit, në një moment kanë ndërhyrë kolegët e tij së Mirsad Rakaj bashku me SHKB-në, duke i vënë prangat. "Dyshohet se punonjësi i policisë Ernest Paluku, duke shfrytëzuar detyrën e tij funksionale, ka kërkuar favore seksuale nga shtetësja R.M., e cila ishte paraqitur në Stacionin e Policisë Velipojë, për të bërë një kallëzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti i saj", thuhet në njoftimin e policisë.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment