
Duke folur të martën në një bazë ushtarake amerikane në Kaliforni, Sekretari Hagel theksoi se roli i ushtarakëve amerikanë është i kufizuar vetëm në dhënien e këshillave për forcat irakiane të sigurisë.
Ai tha se dislokimi në qytetin verior të Irbilit "nuk është një operacion luftarak me ushtarë në terren", duke shtuar se ekipi i këshilltarëve do të bëjë një vlerësim të hollësishme të sigurisë në Irakun verior, raporton Voa.
Pentagoni në muajin qershor bëri një njoftim të ngjashëm për dislokimin e deri 300 këshilltarëve ushtarakë në Bagdad.
Ndërkohë në Bruksel, 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk arritën të bien dakord për një marrëveshje për furnizimin me armë të kurdëve të Irakut, të cilët po luftojnë kundër militantëve të grupit Shtetit Islamik.
Blogger Comment
Facebook Comment