Seri aksidentesh, 4 të vdekur e disa të plagosur brenda pak orësh në vend

LAC-Tre viktima dhe dy të plagosur brenda pak orësh në tre aksidente të ndryshme në vend.Një viktimë është shënuar mëngjesin e sotëm në Laç si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja është shënuar rreth orës 
07.00 së mëngjesit në superstraden Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur tek farmaci “Hasi”, Kurbin kur mjeti autoveturë 'Peugeot', me targë LA 2781A, me drejtues shtetasin Anton Lleshi, 19 vjeç, banues në Laç, Kurbin, ka dalë nga rruga dhe perplasur me një shtyllë. 
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit dhe dëmtuar pa rrezik për jetën, pasagjeri Petrit Lleshi. 
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet proçeduriale. 

Ndërkohë, po në Laç gjatë orëve të mbrëmjes janë aksidentuar, një 26-vjeçar, Alfred Gjini, i cili ka gjetur vdekjen në spitalin ushtarak, ndërsa ka mbetur i plagosur, Eduard Cakoni, 28 vjeç. Aksidenti u shënua tek Laguna e Patokut.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, në aksin Kakavijë-Gjirokstër, një 40-vjeçare me inicialet, M.B nga Libohova ka mbetur e plagosur rëndë, pasi është përplasur nga një automjet në afërsi të stacionit të autobusit, ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë me të mbërritur në Tiranë. Policia sakaq ka ndaluar drejtuesin e automjetit, Grigor Magallara.

Po sot, por në orën 12:30 minuta në mesditën e së mërkurës një shtetas kosovar mbeti i vrarë në një aksident në Rrëshen-Kalimash. Makina me të cilën udhëtonte kosovari së bashku me 2 persona të tjerë u përplas pa hyrë në tunel. Automjeti doli nga rruga dhe si pasojë gjeti vdekjen shtetai kosovar 21 vjec. Ndërkaq dy persona e plagosur janë dërguar në spitalin e Lezhës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia dyshon si shkak të aksidentit, shpejtësinë e madhe me të cilën udhëtonin të rinjtë.

Ndërkaq në Tiranë, autobusi i linjës së “Unazës” përplasi një këmbësor në zonën e ’21 Dhjetorit”, p-ranë Institutit të Fiskulturës. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse policia po heton shkaqe.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment