“Procedura Frankenstein”: Shkencëtarët e gjetën mënyrën për ta mashtruar vdekjen!

David Robson thotë se procedura radikale që përfshin zëvendësimin e gjakut të pacientit me ujë të ftohtë të kripur, mund të sjell në jetë njerëzit që janë në prag të vdekjes, raporton BBC.
“Kur temperatura e trupit tuaj është në 10 gradë celsius dhe ju nuk keni aktivitet të trurit dhe të rrahura të zemrës, të gjithë pajtohen se keni vdekur, por unë mund t’ju kthejë në jetë”, thotë Peter Rhee nga Universiteti i Arizonës.
Se ai nuk po e tepron, konfirmon kolegu i tij nga Universiteti i Marylandit, Samuel Tisherman. Sipas tij, eksperimentet me shtazë kanë treguar se është e mundur për të mbajtur trupin në “gjendje të pezulluar” për disa orë.
I tërë procesi nënkupton kullimin e gjakut nga trupi dhe uljen e temperaturës trupore mbi 20 gradë celsius më poshtë temperaturës normale trupore. Pastaj gjaku përsëri “pompohet” dhe trupi gradualisht bëhet më i ngrohtë. Kur temperatura e trupit arrin në 30 gradë, zemra menjëherë punon.
“Është e habitshme se kafshët ‘pas vdekjes’ vetëm një ditë janë të mpirë e tjetrën normale”, thotë Tisherman, i cili ka tronditur publikun kur ka thënë se është i gatshëm ta vërtetojë këtë te njeriu, transmeton Telegrafi.
Pacienti i parë është menduar të jetë një i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit apo viktimë e aksidentit me dëmtime të rënda, humbje të mëdha të gjakut dhe dështim të funksionimit të zemrës, për çka kjo metodë do të ishte shpresa e fundit për pacientin.
Për këtë New York Times ka shkruar: “Vrasje e pacientit për t’ia shpëtuar jetën”.
Tisherman thotë se vdekja e pacientit duhet të shikohet ndryshe dhe se ka ndryshuar kufiri kur mjeku konfirmon vdekjen.
Ai vë në dukje se lufta për të punuar zemra është gjysma e betejës së fituar. Është e rëndësishme që të merret parasysh niveli i oksigjenit që paraqet problem më të madh. Çdo sekondë kur trupi është “në gjendje të pajetë”, qelizat nuk marrin oksigjen ndaj vdesin. Për të ngadalësuar këtë proces, është e nevojshme që të ftohet trupi.
Mjekët tjerë janë optimistë për kërkimin e bërë nga Rhee dhe Tisherman. Ata e dinë se eksperimentet e kryera në derra ishin 90 për qind të suksesshme e pa asnjë pasojë.
“Momenti më interesant është kur zemra fillon të rrah”, thotë Rhee.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment