OBSH: Ebola është nënvlerësuar

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se shpërthimi i Ebola-s është nënvlerësuar dhe se rastet e raportuara të vdekjeve nuk pasqyrojnë shkallën reale të krizës në shtetet e shpërthimit të virusit. 

Në një deklaratë nga agjencia e shëndetësisë së OKB-së thuhej se masat e jashtëzakonshme të marra deri tani janë mëse të nevojshme.

Ebola shpërtheu në muajin shkurt në Guine dhe më pas u përhap me shpejtësi në Liberi, Sierra Leone dhe Nigeri. Megjithatë, OBSH tha se rreziku i transmetimit të Ebola-s gjatë udhëtimeve ajrore mbetet i ulët, pasi sëmundja nuk përhapet në ajër. Një kopani ajrore në Kenia ka refuzuar të pezullojë fluturimet e saj mbi shtetet të cilat janë të prekura nga virusi në Afrikën Perëndimore.

Përhapja me shpejtësi e virusit është ndihmuar edhe nga varfëria e skajshme, sistemet shëndetësore jofunksionale dhe mungesa e mjekëve. 
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment