Ndahet Ezeli, lë pas historinë me modelen

Në telenovela, historia e dashurisë përfundon me një fund të hidhur, e mesa duket e njëjta histori e ka ndjekur dhe në jetën reale të ashtëquajturin Ezel. 
 Pas një romance me të dashurën e tij, ku një muaj më parë ndodheshin me pushime, duket se ka ardhur dhe ndarja mes tyre. Ndonëse ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes çiftit, kjo krisje mes tyre ka qënë e papritur, ndërsa para pak kohësh fotot e tyre kanë qënë në krye të revistave rozë. Aktori i famshëm turk, Kenan Imirzalıoglu, i njohur për publikun shqiptar në rolin e Ezelit, ka lënë pas një tjetër histori dashurie. Aktori dhe modelja 27-vjeçare nuk janë më bashkë, pavarësisht se u përfol se ata ishin në pritje të një fëmije. Bukuroshja 27-vjeçare teksa u pyet nga një gazetar se nëse vazhdonte romanca mes saj dhe Kenanit, ajo u përgjigj thjesht me një “jo". Kujtojmë këtu se një muaj më parë, çifti u fotografua teksa pushonin në plazhet e bukura të Bodrumit.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment