Ministria e Shëndetësisë inkurajoi sot qytetarët që të bëhen pjesë e lëvizjes për zbatimin e ligjit të ri antiduhan, që hyri në fuqi dy ditë më parë.
“Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj lëvizje dhe të informojnë në numrat e ministrisë së Shëndetëtisë. Para se zbatimi i ligjit të verifikohet nga monitorimi i trupave inspektuese, është ndërgjegjja qytetare ajo që do të na ndihmojë ta bëjmë të zbatueshëm ligjin”, tha sot zv/ministri i Shëndetësisë,
Klodian Rrjepaj. Sipas zv/ministrit Rrjepaj
penalitetet për shkelësit e ligjit janë të ashpra.
“Qytetarët që mund të jenë në shkelje të ligjit do të penalizohen dhe do të ketë mekanizma si për çdo gjobë tjetër administrative që vendoset, pasi të gjithë janë të identifikueshëm. Por, ka dhe mënyra të tjera që do merren më pas nga policia e shtetit’, tha zv/ministri i Shëndetësisë. Për zbatimin e këtij ligji janë në dispozicion një numër i mjaftueshëm inspektorësh që do të monitorojnë zbatimin e këtij ligji.

Blogger Comment
Facebook Comment