Miley Cyrus “e padëshirueshmja”

Miley Cyrus  është kthyer në një figurë të padëshirueshme për një pjesë të publikut, të cilët nuk dëshirojnë të shohin performancat e saj të cilësuara si “pikante”.

Këtë herë këngëtares i është ndaluar koncerti në Republikën Domenikane me arsyen se “Miley është e pamoralshme në skenë".

Transformimi i Miley-t ka ndodhur gjatë vitit 2014, kur ajo është shfaqur ndryshe nga sa e njihte një audiencë e gjerë. Ndryshe me emrin Hanna Montana nga seriali ku ishte protagoniste, ajo kishte mbërthyer zemrat e mijëra adoleshentëve në mbarë botën. Por në tentativën e saj për t’u dukur si një vajzë e rritur dhe jo më një vajzë e pafajshme, ku armë të fortë kishte humorin, Miley ka zhgënjyer shumë fansa.

Sipas analistëve të fushës së muzikës, “gjithçka që Miley Cyrus ka bërë kohet e fundit në karrierën e saj artistike dhe personale është thjesht çështje marketingu për t’i sjellë asaj më shumë të ardhura”.

Në fund të fundit Holliwoodi ka taktikat e tij për të menaxhuar showbizz-in. Edhe pse kjo nuk është hera e parë që Miley Cyrus i ndalohet të performojë, duket se kjo gjë nuk e vret fare 22-vjeçaren, e cila është shprehur se përderisa i ka ndodhur dhe Madonës një skenar i tillë, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment