Makinat elektrike të Tesla-s mund të ndizen dhe fiken nëpërmjet iPhone-it

Makinat elektrike të kompanisë Tesla tashmë mund të ndizen dhe fiken nëpërmjet iPhone-it. Përditësimi i platformës Tesla Model S OS lejon që këto makina elektrike të ndizen dhe fiken nëpërmjet iPhone-it.

Bazuar nga imazhet e shfaqura nga Electrek, blog që shfaq informacione mbi makinat elektrike, aplikacioni ri i Tesla-së për pajisjet mobile ka “funksionalitete të reja për njoftimet dhe ofron mundësinë për të ndezur makinën.”
Thuhet se këto makina elektrike do të mund të ndizen nëpërmjet veçorisë Touch ID të iPhone 5s, megjithatë nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar nga kompania, shkruan krokodili.com.

Nga imazhet e shfaqura shihet se një version Android do të jetë i disponueshëm pak javë më vonë. Versioni 6.0 i përditësuar do të lejojë gjithashtu pronarët të menaxhojnë më mirë energjinë e makinës, duke e ruajtur nëpërmjet veçorisë “natë” nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
Një aplikacion i ri për kalendar në platformën Tesla OS lejon përdoruesit të regjistrojnë ngjarjet e ditës, dhe nëse specifikohet vendi ku do të shkojnë, përdoruesit do të kenë mundësinë të navigojnë atje. Përditësimi përfshin gjithashtu një “këshillues udhëtimi” që monitoron rrugët dhe ju tregon itinerarin më të mirë për shmangur trafikun.
Teknologjia për ndezjen e makinave nëpërmjet telefonit nuk është e re. Aplikacione të ndryshme të palëve të treta, si Viper ose DroneMobile, mund të ndezin makinën nëpërmjet telefonit inteligjent.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment