Karpaço viçi

Karpaço viçi
Përbërësit për katër persona:
  • 400 g fileto viçi,
  • 200 g kërpudha champignon,
  • 2 qepë të kuqe,
  • 200 g rukola,
  • 200 g djathë Grana Padano,
  • 100 g uthull balsamike,
  • 1 karafil,
  • 1 degëz rozmarinë,
  • 1 lugë çaji zhardhok kërpudhash,
  • 5 lugë vaj ulliri i cilësisë së parë,
  • kripë e piper sipas dëshirës.
Përgatitja: 
Pritni në mënyrë të rregullt fileton e viçit dhe vendoseni në një pjatë. Pastroni mirë kërpudhat dhe pritini imët. Pastroni rukolën. Qëroni qepët dhe pasi t’i prisni alla julienne, vërini në ujë duke i hedhur edhe 50g uthull balsamike, pak kripë e piper dhe një lugë vaj ulliri. Pritni hollë djathin. Merrni filetot e viçit dhe në çdonjërën prej tyre, vendosni në qendër pak qepë të kuqe, marinojini vazhdimisht dhe pastaj mbështilleni fileton role, duke e mbyllur. Kështu veproni me të gjitha filetot.
Në një tas të lyer me hudhër, shtoni vaj ulliri, uthull balsamike, zhardhok kërpudhash, disa gjethe rozmarinë. Me një mikser, përziejeni mirë për të krijuar një salcë kremoze.
Merrni një pjatë në përmasat e duhura dhe vendoseni në qendër si shtrat për rukolën e kërpudhat, sipër vendosni filetot e viçit, më pas merrni djathin dhe shpërndajeni sipër tyre dhe në fund jepini shije me salcën aromatike me uthull balsamike. Përfundojeni pjatën me një degë rozmarine në qendër.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment