Ja kush janë ushqimet që reduktojnë dëmet nga duhani

Në bazë të një studimi të ri është vënë re se ekzistojnë një sërë ushqimesh, të cilat reduktojnë dëmet e shkaktuara nga duhani. 

 Sipas studimit grek, konsumi i ushqimeve që përmbajnë omega 3, mund të reduktojë dëmet e shkaktuara nga pirja e duhanit në zemër dhe në arterie. Bëhet fjalë për një studim të Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Athinës, i cili u bazua në një grup vullnetarësh që pinin duhan. Studimi u prezantua nga Gerasimos Siasos, drejtues i studimit, i cili tregoi se pjesëmarrësit që konsumonin ushqime që përmbanin së paku tre gramë omega tre, kishin një gjendje më të mirë kardiovaskulare. Ne fund u arrit në përfundimin se arteriet kishin një sërë dobish nga konsumi i ushqimeve që përmbajnë omega 3, pasi shfaqeshin më elastike. Sa i takon studimit në fjalë, doktor Siasos është shprehur: “Zbulimet e reja sugjerojnë konsum më të madh të ushqimeve që përmbajnë omega 3, e cila gjendet te frutat e thata, te peshku salmon etj. Këto ushqime zbehin efektet negative të duhanit”.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment