Benzema dhe CR7 i japin fitoren Realit (VIDEO)

Real Madridi edhe pse nuk bëri ndonjë paraqitje shumë bindëse ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të sezonit përballë Cordobas.

 Edhe pse vet po thuajse kurrë nuk u ndje i kërcënuar, Reali nuk ishte dominues si zakonisht, veçanërisht kur kihet parasysh fuqia e rivalit që kishte përballë sonte.

 Mbretërit kaluan në epërsi në Santiago Bernabeu pas vetëm gjysmë ore loje, kur pas një harkimi të topit nga Toni Kroos, Karim Benzema shënoi me kokë.

 Vendasit vazhduan të dominojnë në posedim dhe gjatë minutave të mbetura të pjesës së parë, por mungonte harmonia dhe konkretizimi, një gjë që vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Rezultati ishte i hapur deri në minutën e fundit të takimit, kur Cristiano Ronaldo, i cili nuk ishte në formën e tij më të mirë në takimin e sotëm, shënoi golin e dytë për vendasit që zgjodhi dilemën e fituesit. Kujtojmë se Reali erdhi pas disfatës 1-0 nga Atletico Madridi në ndeshjen e dytë të Superkupës, e cila u zhvillua të premten, dy ditë pas ndeshjes së parë.

Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment