11 arsye pse Gjermania fiton kupen ne “Marakana”

1.Fitorja 7-1 shokoi jo vetem Brazilin, por gjithe boten “Kjo ndeshje impresionoi gjithe boten. Te gjithe e pane qe Gjermania mund te fitonte edhe me thelle. Jam i sigurt se Argjentina do dridhet”,- pati thene Bekenbauer.
Mendimit te kajzerit i jane bashkuar gjithe ikonat e futbollit, madje edhe çdo futbollist, veç argjentinasve qe nuk duan ta pranojne.

2.Jane te pathyeshem! Gjermania nuk ka pesuar humbje ne 17 ndeshjet e fundit. Humbja e fundit daton me qershor 2013, ne miqesoren ndaj SHBA-se (3-4). Gjithashtu, ne 32 ndeshjet e fundit “pancerat” jane mundur vetem nje here ne gjysmefinale, ndaj Italise ne “Euro 2012."

3.Golashenues te paparashikueshem! 17 golat ne kete Boteror mbajne emrin e 8 golashenuesve. Vetem reparti i portes ka mbetur pa shenuar. Golashenuesit jane: Myler (5), Klose (2), Shyrrle (3), Humels (2), Kros (2), Khedira (1), Ozil (1), Gotze (1). Edhe ne Boterorin 2010, 16 golat i shenuan 8 lojtare te ndryshem. Ne asnje Boteror tjeter nuk ka pasur Gjermania kaq shume golashenues.

4.Skuader kampionesh me tipa fituesish! Ne vitin 2013, boshti bavarez Nojer, Boateng, Lahm, Shvajnshtaiger, Kros dhe Myler fituan 5 trofe me Bajernin. Ne 2014 fitoi Khedira Champions-in me Realin. Pas humbjes se 2012-es ndaj Italise, ata u treguan kritikeve se jane kampione.

5.Rekordet prekin kupen 4 gjysmefinale radhazi eshte rezultat rekord per Gjermanine ne Boterore. Gjithashtu, “pancerat” luajne finalen e 8-te, duke pasur eksperience me te madhe se Argjentina. Rregulli i 24 viteve: Brazili dhe Italia fituan kupen e 4-t pas 24 vitesh. Gjermania pret te beje te njejten gje.

6.Zyrtarisht kryeson listen e FIFA-s FIFA do shpalle zyrtarisht pas finales renditjen. Pas skualifikimit te Spanjes ne fazen ne grupe, Gjermania ngjitet zyrtarisht ne vend te pare.

7.Edhe organizatoret tifo per Gjermanine! Pas shenimit te golit te 7, tifozet braziliane fershellyen Brazilin dhe duartrokisnin Gjermanine. Para finales, organizatoret ecin me moton: Kush mund skuadren tone, duhet te shpallet kampion bote. Gjithashtu, urrejtja mes argjentinasve dhe brazilianeve ka arritur kulmin, pas ironise se tyre ndaj demtimit te Nejmarit.

8.Koncepti i Sabejes “autobus” para portes Çdokush mund te hamendesoje se ne stolin e Argjentines eshte ulur Zhoze Murinjo. Ky koncept loje me yje futbolli eshte i Alejandro Sabeja.
Argjentinasit nuk u lene hapesira boshe rivaleve duke luajtur me 8 lojtare te terhequr. Ndaj Holandes nuk u ndeshkuan, sepse “tulipanet” s’kishin ide, por Gjermania ka nje thesar ne ofensive.

9.Bashkimi ben fuqine, i vetem s’fitohet Ne media u publikuan shume banderola si Argjentina ka Mesin, Portugalia ka Ronaldon, Brazili ka Nejmarin, ndersa Gjermania ka nje arsenal armesh.
Gjermanet jane te bashkuar dhe luftojne per njeritjetrin duke mos pasur egoiste dhe individualiste, ndersa tek amerikano- jugoret mungon ky koncept. Ne duelin e fundit ne 2010-en, ne kulmin e suksesit te Mesit, Argjentina u turperua 0-4.

10. Gjakftohte, edhe goleada s’u ben pershtypje Sa me e larte te jete euforia e tifozeve gjermane, aq me te qete jane “tanket” e Levit.
Goleada ndaj Brazilit ishte spektakolare, por te gjermanet nuk pati ndonje eufori as ne fushe, as ne dhomat e zhveshjes. Madje, edhe te festimi i golave dukej sikur nuk kishte ndodhur asgje. Per gjermanet flet vetem kupa per ta çuar ne Berlin.
11. Paralelizma me 1990-en Trajneri Lev frymezon lojtaret me fanellen e kampioneve te 1954- es, 1974-es dhe 1990-es, duke e lene ate gjithnje ne dhomat e zhveshjes para dhe gjate ndeshjes.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment