Përkujtohet “Frymëzimi i Parë” i Guri Madhit

“Frymëzimi i Parë” quhet ekspozita me punime grafike dhe piktura ne letër nga piktori i popullit Guri Madhi, e cila vjen e mundësuar nga Tirana Busines University, e që u prezantua dje në ora 18:30 në ambjentet e këtij institucioni. Tirana Busines university e organizon këtë ekspozitë me rastin e përvjetorit të vdekjes së piktorit, në kujtim të jetës dhe veprës së tij. Guri Madhi lindi në qytetin e Korçës më 15 maj, 1921. Ai përfundoi studimet në “Ilya Repin” Institutit (Akademia e Arteve të Bukura) në Shën Petersburg (Rusi) gjatë periudhës së viteve 1951-1956, me rezultate të shkëlqyera. Guri Madhi është një nga themeluesit e Akademisë Shqiptare të Arteve të Bukura në 1960. Vdiq në Budapest-Hungari në qershor 1988. Për veprimtarinë e tij në pikturë, në vitin 1972 Guri Madhi është nderuar nga Presidenti i Shqipërisë me Urdhrin “Naim Frashëri”-e klasit të parë. Në vitin 1976, Guri Madhi është vlerësuar nga Presidenti i Shqipërisë me “Artist i Popullit” e çikë. Në vitin 1989, për nder të tij, Galeria e Arteve e Korçës-Shqipëri është quajtur “Guri Madhi”, Në vitin 2009, emri i tij është i zgjedhur nga populli i Pogradecit me 100 personalitete të Evropës, të vënë në Bulevardin “100 hapa drejt Evropës” në Pogradec-Shqipëri në vitin 2010-një rrugë në Tiranë-Shqipëri është quajtur “Guri Madhi”..
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment