Formacioni i Holandës ndaj Spanjës

Louis Van Gaal, trajneri i Holandës, ka konfirmuar në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Spanjës se kush do të jenë lojtarët që do të zbresin në fushë në takimin që do të nisë sot në orën 21:00 me orën shqiptare.

Ky është formacioni: Cillessen; Janmaat, Vlaar, De Vrij, Martins Indi, Blind; De Guzman, Sneijder, De Jong; Robben, Van Persie.

Pra, “Portokallinjtë” do të luajnë me një 5-3-2, ku Snejder do të organizojë lojën dhe do të jetë ai që do të përpiqet të furnizojë me topa dyshen sulmuese Van Persie-Robben.

Van Gaal, i cili gjatë miqësoreve ka ndryshuar disa herë sistemin e lojës, ka vendosur që ndaj Spanjës të luajë me 3 qendërmbrojtësa në mënyrë që të mbyllë sa më shumë hapësirat.

Spanja ka vuajtur shumë ndaj Italisë në Europian (1-1) dhe Kupën e Konfederatave (0-0), kur “axurrët” luajtën me 5 në mbrojtje.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment