Angelina Jolie, përlotet në samitin për çështjen kundër dhunës ndaj gruas

Angelina Jolie ishte e pranishme në Samitin që u mbajt në Londër për luftën kundër dhunës seksuale ndaj grave. Ajo dëgjoi eksperiencat e grave të pranishme dhe u përlot disa herë. Neema Namadamu është një ndër aktivistet më të mëdha të kësaj fushate pasi asaj i kanë dhunuar vajzën 25-vjeçare një bandë në shtëpinë e saj në Kongo. Neema është avokate që lufton për ndryshimet në Kongo dhe është heroina e grave në këtë vend. Aktorja ka shprehhur edhe më parë dëshirën e saj për t’iu përkushtuar çështjeve shoqërore e kryesisht humanitare si edhe politike. Angelina ka folur për sëmundjen e saj dhe për humbjen e nënës së saj nga po e njëjta sëmundje, kanceri. Duke pranuar që të bëja operacionin, shprehet Angelina, unë vendosa që të jem pranë fëmijëve të mi. Ajo u qëndroi pranë grave, i përqafoi, dhe u ofroi mbështetjen e saj.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments :

Post a Comment