Ahmetaj: Imitojmë modelin ekonomik kinez, rrisim bashkëpunimin

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, mori pjesë në konferencën e Ministrave të Ekonomisë dhe Tregtisë nga Kina dhe Europa Qëndrore dhe Lindore, e cila u zhvillua në Kinë.
Ministri Ahmetaj shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë konferencë, e cila ka si qëllim promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtisë mes vendeve. “Ky takim është një shfaqje e përsosur e vullnetit tonë për të bashkëpunuar, pavarësisht nga distanca dhe e kaluara, nëpër një pikëpamjeje të re të sfidave ekonomike që sfidon kufijtë dhe traditat”, u shpreh Ministri.
Shqipëria tha Ahmetaj është një vend i vogël në Ballkan, por një vend që ka nënshkruar marrëveshjen e treftisë së lirë CEFTA, e cila e ngre tregun në nivelin e 26 milionë konsumatorëve. “Ne qëndrojmë në portat e Europës, në pragun e tregut më të madh në botë”, tha Ahmetaj.
Ministri Ahmetaj vuri theksin në sfidat e mëdha që qëndrojnë përpara, pasi kriza e fundit globale ka shteruar disa nga burime kryesure të financimit, të nevojshme për lidhjet ekonomike mes njëri-tjetrit dhe për aftësinë për të konkuruar në tregun global. Në këtë kuptim, tha Ministri, është e rëndësishme që vëmendja të përqendrohet te financimi i jashtëm dhe investimet e huaja direkte. “Mundësitë janë. Ajo që duhet është shtytja nevojshme për t’i kapur ato”, theksoi Ahmetaj. Duke u ndalur te ekonomia e Shqipërisë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik tha se ajo duhet të realizojë kërcimin ekonomik dhe ritme rritjeje që do të revolucionalizojnë tërësisht disa sektorë dhe do ta vënë vendin në lëvizje përpara.
“Ka shumë fusha ku ne jemi duke bashkëpunuar, por shumë më tepër ku ne mund të bashkëpunojmë më mirë. Modeli ekonomik kinez ka qenë prej kohësh i vlerësuar nga vendet e tjera në botë. Cila është rruga më e mirë për ta imituar atë se sa rritja e e mëtejshme e bashkëpunimit tonë? Bujqësia, energjia, turizmi, manifaktura, këto janë të gjithë sektorë të rinj me energji të rizbulurara që kanë nevojë vetëm për një shytje për të nisur startin. Ne jemi duke këkruar për tu lidhur edhe më tej në rajon, për të qenë më afër tregjeve rreth nesh, dhe ato të Bashkimit Europian, dhe për të rritur si prodhimin ashtu edhe konsumin”, tha Ministri Ahmetaj.
Sipas Ministrit Ahmetaj, Kina mund të luajë një rol më të madh në shumë programe të integrimit dhe zhvillimit që nuk janë më kombëtarë, por rajonalë dhe ndaj të gjitha vendet duan të përfitojnë më shumë bashkëpunim dhe më shumë zgjerim tregtar. Për të ilustruar mendimin e tij, z. Ahmetaj përmendi Rrugën e Mëndafshit, e cila dikur ishte rruga më e rrezikshme dhe fitim prurëse e tregtisë dhe shkëmbimit ekonomik. Ne të gjithë, tha Ministri, duhet të angazhohemi në vazhdimin e kësaj rruge, në terma modernë, për të rritur lidhjet dhe bashkëpunimin në industri, komunikim, infrastrukturë dhe turizëm.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregisë dhe Sipërmarrjes theksoi se për Shqipërinë kjo është një kohë e mundësive, pasi potenciali ekonomik po bëhet gati për të kërcyer në vagonin e Bashkimit Europian. “Kjo është një kohë e mirë për tregti dhe investime, dhe ne jemi duke kërkuar më shumë bashkëpunim me kompani të fuqishme që mund të na ndihmojnë ne për ta sjellë ekonominë në stadin tjetër, atë të Bashkimit Europian dhe tregjeve të tij”, përfundoi fjalën e tij Ministri Ahmetaj.
Po ashtu sot u hap edhe panairi Ekonomik i Ningbos, ku Shqipëria është përfaqësuar nga 10 nga bizneset më të spikatura eksportuese, që nga prodhues të veshjeve dhe këpuceve, tek prodhues të verës, vajit të ullirit e produkteve të tjera Made in Albania. Stendat e sipërmarrësve shqiptarë janë vizituar nga Minsitri Ahmetaj dhe homologu i tij Kinez, si dhe disa Ministra të tjerë. Ministri i Tregtisë Kinez, Gao Hucheng, ka vlerësuar disa nga produktet shqiptare dhe prezencën e sipërmarrësve shqiptarë në këtë Forum Ekonomik, duke theksuar se bashkëpunimi i ardhshëm tregtar mes dy vendeve duhet të thellohet në përfitim të të dy vendeve, duke vlerësuar cilësinë e produkteve shqiptare.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments :

Post a Comment