Theron: Presioni i mediave, si përdhunimi

Charlize Theron ka deklaruar në një intervistë televizive se ndërhyrja e mediave rozë në jetën e saj private e bën të ndihet e përdhunuar.

Aktorja fituese e çmimit Oskar në vitin 2003 aktualisht ndodhet në Londër për promovimin e filmit të saj më të ri me titull ‘A Million Ways To Die In The West’ dhe këtë deklaratë e bëri kur u pyet nga ‘Sky News’ nëse e kishte kërkuar ndonjëherë veten në google.

“Nuk e bëj këtë gjë. Kur sheh që flasin për atë që ke veshur, për vendet që frekuenton apo për djalin, ndihesh e përdhunuar”, tha afrikano-jugorja.

Kur intervistuesi e pyeti nëse kaq e fortë ishte përjetimi i saj ndaj mediave, ajo tha: “Po, sidomos kur bëhet fjalë për djalin dhe jetën private. Kështu më duket mua të paktën. Ka disa gjëra në jetë që i kam të shenjta.”
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments :

Post a Comment