“RENEA” në Shqipëri me autoblinda në aksion kundër drogës

Të paktën 350 forca policore të RENEA-s, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, Vlorës dhe të komisariateve Gjirokastër e Tepelenë kanë ndërhyrë në zonen malore të Kurveleshit në Tepelenë, për shkatërrimin e rrënjëve të bimëve narkotike.

Në operacion u përdorën 5 autoblinda dhe një numër të lartë mjetesh të tjera policore. Ministria e Brendshme është e rezervuar të japë detaje lidhur me operacionin për shkak edhe se ai është ende duke u kryer.

Mësohet se gjatë tij ka patur edhe të shtëna armësh, por nuk ka të dhëna për të lënduar. Policia ka rrethuar zonën dhe ka kryer kontrolle nëpër banesa dhe hapësira publike ku ka pasur informacion se ishte


kultivuar kanabis.

Disa burime konfidenciale thanë se në orët e mesditës policia arriti të shkatërrojë disa parcela droge. Një dite më parë në fshatin Gusmar policia asgjesoi rreth 3 mijë e 500 rrënjë kanabis në një serë, gati për t’u mbjellë.

Drogë në dollapet e rrobave
Transportuesit e mobilerive maskonin trafikun e lëndëve narkotike

Dy të dyshuar si trafikantë droge, që tregtonin kanabis sativa duke u maskuar si transportues dollapesh rrobash, u arrestuan nga policia e kryeqyetit në orët e para të së premtes.

Gjatë operacionit të koduar “Mobilieri”, në rrugën Siri Kodra u arrestuan Nard Deliu, 29 vjeç dhe Hysen Hysa, 60. Dy të arrestuarit u kapën duke qarkulluar me automjetin tip “Volkswagen” dhe në brendësi të saj u gjend lënda narkotike, e fshehur në një dollap rrobash dhe e ndarë në 10 pako.

Për disa muaj me radhe policia i kishte vënë në përgjim dy të arrestuarit dhe ka dokumentuar implikimin e tyre në tregtimin e drogës në zona të ndryshme të Tiranës. Polcia është duke hetuar pasurinë e dy të dyshuarve apo asete të tjera kriminale të përfituara.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Tiranë, Durrës, Gjirokastër dhe Lezhë janë sekuestruar 218 kg hashash, si dhe janë asgjesuar 3 mijë e 898 rrënjë bime narkotike.

Lezhë, zbulohet parcela me kanabis

Policia në Lezhë ka zbuluar në orët e para të mëngjesit të së premtes një parcelë të mbjellë me bimë narkotike. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave parcela është zbuluar në fshatin Krajen dhe në të ishin mbjellë rreth 400 rrënjë kanabis sativa.

Burimet shtojnë se lidhur me kultivimin e këtyre rrënjëve është arrestuar pronari i terrenit, shtetasi Gjergj Brunga. Aktualisht policia e Lezhës po koordinon veprimet me prokurorinë lokale për proçedimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments :

Post a Comment